Politike

KQZ: Votimi në Himarë, i qetë. Sistemi elektronik rezultoi me sukses. Pritet të nisë numërimi

Nga Gazeta ‘SI’ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar të suksesshëm votimin me anë të identifikimit elektronik në Himarë.

Në një njoftim pas mbyllje së orarit zyrtar, KQZ thotë se sistemi PEI ka rezultuar me sukses dhe procesi i votimit është raportuar i qetë.

Zyrtarisht në votime kanë marrë pjesë 36.9% e zgjedhësve në listë, thotë KQZ teksa thekson se numërimi do të fillojë sapo të mblidhen të gjitha kutitë në KZAZ.

Njoftimi:  

Në orën 19:00 përfundoi orari i votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë. Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin e bashkisë.

Procesi i votimit në 36 QV ka vijuar i qetë ndërkohë që zgjedhësit janë identifikuar elektronikisht dhe sistemi PEI ka rezultuar krejt i suksesshëm. KQZ e ndoqi në dinamikë ecurinë e procesit, duke ndërhyrë në rastet kur u kërkua asistencë nga ana e Komisionerëve të Qendrave të Votimit.

Nga informacionet paraprake dhe të dhënat e raportuara, pjesëmarrja në zgjedhje rezulton 36.9%.

Komisionet e QV po përgatiten për të dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore në KZAZ-në nr. 88, për t’i hapur rrugë procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë kur të mbërrijë në KZAZ edhe kutia e fundit e votimit nga QV me largët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë