Politike

KQZ vendos për mandatit të kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të shqyrtojë të premten vendimin e KQZ-së për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejes, Kristian Shkreli.

Për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejes, KQZ ka ndërmarrë një hetim të thelluar për shkak se Kristjan Shkreli, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimt, se ka ndryshuar mbiemrin nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas nga “Kola” në “Shkreli”.

Ndërkohë që ka deklaruar se ka jetuar për disa vite ne Torino të Italisë dhe është dëbuar nga ky shtet.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikoi të dhënat në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues  Kristian Luigj Shkreli. Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të z. Kristian Luigj Shkreli, rezulton se ka deklaruar: Në rubrikën I. “Të dhëna personale”, pika B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar se ka ndryshuar rubrikën e mbiemrit nga “Shkreli “ në “Kola”, dhe nga Kola në “Shkreli”.

Në rubrikën III. “Të dhëna mbi gjendjen gjyqësore të personit”, të Formularit të Vetëdeklarimit, pyetjes 7 “A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj ?”, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur ‘PO’ duke deklaruar se në Torino Itali, në periudhën 2007, është ndaluar për mungesë dokumentacioni, për të cilën nuk disponon ndonjë akt që ka lidhje me deklarimin e faktit.

Pyetjes “A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?, subjekti vetëdeklarues është përgjigjur ‘PO’ duke deklaruar se ka jetuar në Torino Itali për arsye emigracioni në periudhën 2005 – 2007”, thuhet në projektvendimin e KQZ.

Më tej në raportin e hartuar për Kristjan Shkrelin sqarohen edhe korrespondencat me Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ka ndërmarrë në hetim të thelluar për Kristjan Shkrelin.

Rezulton të jetë urdhëruar EKSPULS nga territori i shtetit italian, me vendimin nr.81/2007 të Prefektit të Provincës së Cuneos, për arsye se rezultoi i papajisur me dokumente të rregullta qëndrimi në bazë të rregullave mbi qëndrimin e shtetasve të huaj”, thuhet në njoftimin e KQZ  .

Me tej theksohet se: “ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejes nuk ka dënime të formës së prerë, apo hetime në Shqipëri apo jashtë vendit”.

“Për sa më sipër subjekti vetë deklarues, Z. Kristian Luigj Shkreli, Kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit/ moszgjedhshmërisë”, thekson KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë