Politike

KQZ shtyu rezultatin e votimit elektronik për nesër, PS: Vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes

Nga Gazeta Si- PS ka reaguar për shtyrjen e publikimit të rezultatit të votimit elektronik në Vorë dhe njësinë nr 10, duke e cilësuar si një vendim arbitrar.

Helena Kaçe, në një reagim për mediat thotë se mosnxjerrja e rezultateve të Vorës dhe Njësisë 10 nga KQZ, është një vendim arbitrar që bie ndesh me logjikën e votimit elektronik, me traditën e shpalljes menjëherë të rezultatit, si edhe me vetë arsyen e investimit jo të vogël që është bërë për infrastrukturën elektronike.

“Është një vendim arbitrar, i gabuar dhe zhgënjyes për rolin e KQZ si garant i Sovranit popull, e jo i nevojave taktike të partive politike. Jemi të keq ardhur për këtë dhe u bëjmë thirrje Partisë Socialiste të Vorës si edhe mbështetësve tanë në Vorë të ruajnë qetësinë”, thotë Kaçe, duke shtuar se rezultati është në kuti dhe “mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë