Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin paraprak të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e tyre me 49.80 për qind të votave të fituara.
Rezultatet paraprake u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.
Sipas rezultatit paraprak, PDK-ja është e dyta me 21.18 për qind të votave, LDK-ja me 13.77 për qind, AAK-ja me 5.74 për qind dhe Lista Serbe me 3.86 për qind.

Ndërkaq, shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave të diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht.
“Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të nisë nesër nga ora 12:00, pasi i gjithë materiali gjatë gjithë natës do të pranohet në qendrat komunale të numërimit, dhe numërimi do të nisë nesër dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, tha kreu i KQZ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




