Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletëve të votimit, që pritet të përdoret në zgjedhjet e 11 maj 2025. Në fletën e votimit janë vendosur emrat e partive, kryetarit i partisë si dhe emrat e kandidatëve të listës së hapur.
Ky është një model paraprak, pasi fleta zyrtare do aprovohet pasi partitë politike do regjistrohen për të garuar në zgjedhjet e 11 majit dhe po ashtu pasi të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.



KQZ ka caktuar si datë fundore 25 shkurtin për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore. Po ashtu më 12 mars është afati i fundit për dërgimin e listave shumëemërore të deputetëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




