Politike

KQZ pranon firmat për Votën e Diasporës dhe hapjen e Listave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 21 mijë nënshkrimet e qytetarëve lidhur me “Votën e Diasporës” dhe “Hapjen e Listave Zgjedhore”.

Lajmi është njoftuar nga Lëvizja “Shqipëria Bashkë”, iniciatore e kësaj nisme.

“Pas muajsh përpjekjesh, sot shënuam një fitore të veçantë! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për regjistrimin e nismës ligjvënëse dhe pranimin e 21 mijë nënshkrimeve qytetare, për 'Votën e Diasporës' & 'Hapjen e Listave Zgjedhore'. Tanimë, i takon parlamentit shqiptar te tejkalojë mungesën e vullnetit politik, e të miratojë vullnetin e 21.000 qytetarëve/zgjedhësve shqiptarë që janë shprehur pro kësaj nisme”, shkruhet në postimin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” më 6 qershor të këtij viti  dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi 20 mijë firma të qytetarëve për votën e Diasporës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë