Politike

KQZ ndan 3.6 mln € fonde për partitë politike

Nga Gazeta ‘SI’ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpërndajë më shumë se 345 milionë lekë fonde për partitë politike në vend, ku pjesën më të madhe do të marrin dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Sipas KQZ-së, gjithsej përfitojnë 17 parti, ndërsa ndarja bëhet sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Partia Socialiste kryeson me 166,067,986 lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81,187,402 lekë.

Në vendin e tretë renditet Partia e Lirisë, e cila do të marrë 10,985,978 lekë, ndërsa Partia Social Demokrate e Tom Doshit përfiton 10,327,314 lekë.

Partitë e reja në Parlament, Mundësia e Agron Shehajt, merr 8,580,010 lekë, ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt siguron 7,178,306 lekë.

Po ashtu, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit do të marrë 6,324,674 lekë, PDIU e Shpëtim Idrizit 5,795,906 lekë, si dhe partitë PBDNJ, Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe Partia Ambientaliste Agrare do të marrin secila 5,795,906 lekë.
Ndër partitë e tjera që përfitojnë këtë fond janë PDK, PLL, FRD, PBKD, ndërsa KEA do të marrë 5,451,162 lekë.

KQZ thekson se ndarja e fondeve është bërë sipas një formule që llogarit si votat ashtu edhe mandatin e marrë nga secila parti në zgjedhjet e vitit të kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë