Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpërndajë një shumë prej 12.7 milionë lekësh për katër parti të reja që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Vendimi ka të bëjë me kompensimin financiar të këtyre subjekteve, të cilat nuk kishin përfituar fonde publike përpara nisjes së fushatës zgjedhore.
Sipas KQZ-së, të drejtën për të përfituar nga ky kompensim e kanë subjektet që kanë marrë jo më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në rang kombëtar.
Vlera e një vote të vlefshme, bazuar në përllogaritjet zyrtare, është llogaritur në masën e 94 lekëve.
Katër partitë që do të përfitojnë janë: “Lëvizja Bashkë”, që do të marrë rreth 2.3 milionë lekë; “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me rreth 3.8 milionë lekë kompensim; “Partia Mundësia”, e cila përfiton shumën më të madhe me 4.6 milionë lekë; si dhe “Partia Koalicioni Euroatlantik”, e cila do të marrë 1.9 milionë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




