Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzon të paguajë kamatëvonesat e njoftuara nga kompania postare DHL, për votën e diasporës.
Celibashi i është përgjigjur shoqërisë, se nuk do të paguhet fatura 9 milionë euroshe, pa u verifikuar më parë se si është shpërndarë vota nëpër botë.
Për këtë arsye, KQZ i kërkon kompanisë private postare që të provojë se si është kryer cilësia e shërbimit të tyre për të shpërndarë zarfet me fletët e postimit për emigrantët shqiptarë nëpër botë.
Gjithashtu, KQZ kërkon edhe që DHL të ridërgojë faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve.
Vetëm duke përmbushur këto kushte, thotë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, do të bëhet e mundur shlyerja e detyrimeve ndaj DHL-së.
Gati 4 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, ku u aplikua për herë të parë vota e diasporës, kompania DHL që bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Me një kërkesë që mbante datën 1 shtator, kompania e shërbimit postar i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




