Politike

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Begaj dekreton 4 gushtin për zgjedhjet e reja (më herët Rama i kërkoi të caktonte datën)

Zgjedhjet e reja për bashkine e Himarës do te mbahen më 4 gusht.

Me heret, kryeministria iu drejtua me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë.

Letra me vrik e kryeministrisë erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendimin për t’i hequr mandatin Fredi Belerit, i zgjedhur më 14 maj.

Letra ishte firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi

Kyekomisioneri Ilirjan Celibashi shpalli pavlefshmërinë e mandatit, duke u hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja për kryebashkiak.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat", tha më herët Celibashi.

Nuk vonoi as përgjigja e Presidentit.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë