Nga Gazeta ‘Si’- Edhe në parlamentaret e 11 majit administrimi i votave do të bëhet nga partitë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau komisionerët e KZAZ-ve, ku PS e PD do të kenë nga dy secila, ndërsa PSD e Tom Doshit dhe PL e Ilir Metës do të kenë nga një komisioner.
Anëtari i shtatë që përcakton shumicën u nda me short dhe nga 93 KZAZ në total, 46 do i kryesojnë socialistët, ndërsa në 47 demokratët.
Përcaktuese ishte qasja e kryekomisionerit Celibashi që pas informacionit të kërkuar në Kuvend, e konsideroi PSD-në e Doshit si parti të mazhorancës.
Vetë partitë politike nuk vajtën në KQZ për të ndjekur shortin, pasi debatin e kishin bërë me letra. Kjo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor ku të drejtën për të propozuar komisioner e kanë partitë e para të shumicës dhe opozitës parlamentare, dhe partitë e dytë të shumicës dhe opozitës parlamentare; dhe sipas informacionit që Kuvendi kishte dërguar KQZ, Tom Doshin e kishte klasifikuar si opozitë e jo parti aleate në të PS-së.
Ilirjan Celibashi nuk mori për bazë shkresën e Spiropalit, por mënyrën se si kanë votuar në parlament deputetët e Doshit nga ku rezultoi se ata kanë qenë në unison ne maxhorancën socialiste.
Kësisoj, socialistët nuk mundën të merrnin të vetëm 3 anëtarëtët e KZAZ që i takonin shumicës parlamentare duke i ndarë ata me aletatin Tom Doshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




