Drejtësia

KPK shkarkon nga detyra prokurorin “bastexhi” të Vlorës

Gazeta Si – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorin e Vlorës Alfred Sali, i cili doli para trupës gjykuese më 20 korrik.

Pasi ka kryer një hetim në të trija kriteret, KPK ka konstatuar se subjekti ka bërë deklarim të rremë, ku janë hasur pasaktësi në atë të pasurisë.

Në vitin 2014, në deklaratën e pasurisë, Sali pretendon se ka fituar në bastet sportive online me seli në Gjibraltar shumën prej 79.275 euro.

Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaron se ia ka dhënë hua babait të tij në vlerën e 56 mijë eurove.

Sipas KPK, edhe pse prokurori ka pasur likuiditet, ka marrë kredi në mënyrë që nuk është arsyetuar qartë.

Shuma e parave e fituar në lojërat e fatit duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë.

Në përfundim rezulton se mos deklarimi i shumës prej 56 mijë euro, marrja e një kredie bankare dhe ekzistenca e një tjetër kredie edhe pas fitimit të lotarisë, vazhdonte të paguhej me një kredi tjetër, ngrenë dyshimin se shuma e parave të fituara në lojë fati duket se ka krijuar një deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se ka pasur lëvizje bankare mes prokurorit dhe kompanisë së basteve ku evidentohet se ka qenë frekuentues i kësaj i këtij aktiviteti, duke cenuar figurën dhe integritetin e prokurorit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë