Nga Gazeta ‘Si’- Në ceremoninë e mbylljes së procesit të përkohshëm të vettingut në sistemin e drejtësisë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha se ky veprim ka qenë kontributor kryesor i hapjes së negociatave.
“Ajo që është bërë në Shqipëri është e paprecedentë. Mendoj se kjo është provë dhe test e rezistencës së sistemit që u ngritur dhe profesionalistet që ju treguat në këtë udhëtim 7-vjeçar”, tha Gonzato në fjalën e tij.
Ai theksoi se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruajë integritetin, ndërsa shtoi se KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të Vetingut.
“Ajo që keni bërë ka kontribuar në hapjen e negociatave. Por nuk duhet të ulim vigjilencën. Duhet të përfundojmë procesin dhe është e rëndësishme që të gjitha ankimimet të verifikohen brenda afatit, që është viti 2026. KLGJ dhe KLP duhet të japin prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Duhet të sigurojmë që puna që ju keni bërë të mos humbë dhe që integriteti i institucionit të ruhet”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




