Drejtësia

KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës

Gazeta Si – Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, është konfirmuar në detyrë këtë të premte nga Këshilli i Pavarur u Kualifikimit.

Vendimi u dha nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ka qenë i pranishëm Theo Jacobs.

Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.

Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lezhë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtarë publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë