Drejtësia

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj

Nga Gazeta ‘Si’- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj).

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj) më 26 shtator 2022.

KPK konstatoi pamundësi të Matajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe dhe papafingo, si dhe vlerësoi se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompesimi për shpëronësim trualli.

Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për gjyqtaren, u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë