Treg

Kostot e ndërtuesve u ulën në fillim të 2024-s

Nga Gazeta 'SI' - Indeksi i kostos së ndërtimit në Shqipëri është reduktuar dhe është rritur më ngadalë gjatë muajve të parë të 2024-s. INSTAT raporton se Indeksi u rrit 3.4% në tremujorin e parë 2024 dhe 5.3% në të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Kontribuesit kryesor në indeks ishin shpenzimet e energjisë, 7.5%, pagat 4.4%, transporti 3.7% etj. Në raport tremujorësh, nga fundi i 2023-shit në fillim të 2024-s, INSTAT thotë se rritja më e madhe ndodhi në treguesin “kosto të tjera” por nuk i përcakton ato, me 1.2%.

Nga ana tjetër, indeksi Fischer, që mat Banka e Shqipërisë, tregon po ashtu një relaksim të çmimeve të banesave. Në 2023-shin ritmi rritës i çmimi komercial të pronës ra, pas arritjes së kulmit në 2022-shin. Kostot fillestare të ndërtimit diktojnë direkt çmimin fundor të banesës.

Në anketën që kryen Banka e Shqipërisë për besimin në ekonomi, prej disa muajsh, ndërtimi shfaqet pesimist. Ndonëse presin rënie të aktivitetit, ndërtuesit presin rritje çmimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë