Treg

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, shkak energjia elektrike dhe lëndët e para

Nga Gazeta ‘SI’ – Për tremujorin e dytë 2022, kostot e ndërtimit janë rritur me 6.2% nga një vit më parë. Sipas Instat, kjo ka ndodhur nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe lëndëve të para.

Kostot e ndërtimit kanë vijuar rritjen e ndjeshme dhe në tremujorin e dytë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga tremujori i parë 2022, kostot e ndërtimit janë rritur me 1.7%, përsëri ndikuat nga energjia elektrike.

Kjo është rritja më e madhe e këtij indeksi që nga viti 2019. Pikërisht rritja e materialeve ndërtuese dhe elementëve të tjerë, ndikojnë drejtpërdrejtë ën rritjen e kostos finale dhe rritjen e çmimit të metrit katror, të banesave. I njëjti arsyetim është dhënë herë pas here edhe nga Shoqata e Ndërtuesëve, edhe nga kompanitë e ndërtimit.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, për tremujorin e dytë 2022, shënoi një rritje me 20.5% nga një vit më parë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2022, rritja raportohet 3.3%

Rritja me e madhe e çmimeve prej 45% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 28.5%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 17%.

Indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 10.7% dhe i çmimeve të eksportit, 31.7%. Në ato të importit, ka patur ndikim rritja e çmimeve në produktet e aktivitetit “Metalurgjia” me 18.4%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 16.6%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 15.4%, Ndërsa ato të eksportit, nga energjia elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë