Treg

Kostot e ndërtimit u rritën më pak gjatë 2024-s

Nga Gazeta 'SI' - Kostot e ndërtimit u rritën me 2.5% gjatë tremujorit të dytë 2024, me një ngadalësim të dukshëm prej një viti më parë.

Energjia si një ndër kostot kryesore të ndërtuesve, është shtrenjtuar me 6% nga një vit më parë, pasuar nga rritja e shpenzimeve për paga me 4%, transporti 3.5% dhe kosto “të tjera” me 2.1%. Rënia e IKN-së sinjalizon dhe një stabilizim të çmimeve fundore të ndërtimit, ose të paktën një kontribut më minimal në rritjen e çmimeve.

Treguesi është në përputhje me trendin e të gjithë sektorit. Në fund të vitit 2023, zyrtarisht, çmimet e banesave në tregun imobiliar pësuan po ashtu një ngadalësim të rritjes.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese. Shporta e përbëhet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 225 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa, të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 96 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës.

Sipas anketës së fundit të Bankës së Shqipërisë, ndërtuesit që ishin sektori për optimist për ekonominë, prisnin një rritje tjetër çmimesh. Sipas ekspertëve të fushës, rritja e IKN-së pasqyrohet menjëherë në tregun imobiliar, duke rënduar më tej blerësit fundorë, qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë