Nga Gazeta 'SI' - Kostot e ndërtimit në vend mbeten të qëndrueshme.
Në tremujorin e tretë 2024, ky indeks ishte 1.6% sipas INSTAT, me ngadalësim të dukshëm nga një vit më parë, kur ishte 4.2%.
Rritja më e madhe e kostove raportohet të jetë ndikuara nga pagat, 3.2%, ndjekur nga transporti 3.1 dhe energjia me 2.9. Shpenzimet për materiale, tregon INSTAT, kanë shënuar një ulje me 0.1%, por ato hidro-sanitare dhe ventilim janë rritur me 0.2%.
Gjatë takimeve të qeverisë mbi mosdeklarimin e pagave, sektori i ndërtimit është përmendur si një ndër abuzuesit më të mëdhenj në këtë drejtim. Vetë ndërtuesit kanë pranuar se pagesat e punonjësve të ndërtimit janë shumë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht. Fushata anti-informalitetit duket se ka ndikuar në rritjen e “kostos” së pagave për këtë treg.
Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros duket të ketë dhënë efekt në materialet e përdorura në ndërtim, pasi pjesa më e madhe e tyre janë produkte importi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.