Biznes

Kosovë / Të guximshmit nuk i tremben pasigurisë nga pandemia, çelin biznese të reja

9% më shumë ndërmarrje se në vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka raportuar se në tremujorin e tretë të vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 2 593 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka rritje me 27.54%. Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraardhës (TM3 2019) ka rritje me 8.9% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Sipas ASK-së, ndër aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me rreth 600 ndërmarrje të regjistruara, 23.02%, prodhimi me 302, ndërmarrje të regjistruara 11.65%, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 282 ndërmarrje të regjistruara 10.88%, bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 257 ndërmarrje të regjistruara 9.91%, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 235 ndërmarrje të regjistruara 9.06%, ndërtimtaria me 231 ndërmarrje të regjistruara 8.91%, etj .

Gjatë këtij tremujori, në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 1 511 ndërmarrje të regjistruara (96.8 %); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar ishin 51 sosh (2.0%); në kategorinë me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0.9%); në kategorinë me 20 deri 249 të punësuar ishin 7 ndërmarrje të regjistruara (0.3%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë ndërmarrje të regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 771 ndërmarrje të regjistruara (29.7%); Prizreni me 197 ndërmarrje të regjistruara (7.6%); Ferizaj me 186 ndërmarrje të regjistruara (7.2%); Peja me 141 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 129 ndërmarrje të regjistruara (5.0%); dhe Gjakova me 114 ndërmarrje të regjistruara (4.4%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë