Kosova

Kosovë, sekuestrohet një ngarkesë e madhe me kokainë. Kaloi nga Porti i Durrësit!

Një ngarkesë e madhe me drogë, e llojit kokainë është sekuestruar në Kosovë. Nga informacionet paraprake dyshohet se droga ishte fshehur në një kamion me mish. Pjesë e këtij operacioni ka qenë policia italiane, shqiptare dhe ajo e Kosovës, të cilat janë sinjalizuar nga DEA amerikane.

Për rastin në fjalë po hetohet prej më shumë se dy muajsh, ndërsa sasia e madhe e lëndës narkotike, e cila dyshohet se vjen nga Brazili, është futur në Portin e Durrësit para 15 ditësh dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kokaina ishte fshehur në kamionin me mish pule dhe konteineri u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës.

Me të mbërritur kontejneri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë, duke e lejuar që të kryeshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me kontejnerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës dhe sa ka kaluar kufirin ajo ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës në Lipjan.

Kamioni ishte i mbushur me mish, ndërsa pakove dhe kontejnerëve u është vendosur çip.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë