Ngjarje

Kosovë, protestë kundër organizimit të ‘Sunny Hill’ në Gërmi

Disa qytetarë të organizuar nga organizata “Qytetarët aktivë” në Kosovë janë mbledhur këtë të hënë duke protestuar kundër mbajtjes së “Sunny Hill” në Parkun ë Gërmisë.

Me anë të një postimi në Facebook, organizata shkruan se organizimi i festivalit në at vend do të sjellë degradimin e natyrës dhe larminë biologjike.

Më datë 2 korrik u dha lajmi se Sunny Hill do të mbahet në Gërmi dhe menjëherë reagoi edhe Elza Ramadani, drejtoresha e Fondacionit për të drejta e kafshëve në Kosovë duke thënë se shishet dhe mbeturinat e viteve të tjera vazhdojnë të jenë në park.

“Kam prova dhe dëshmi se shishet dhe mbeturinat e viteve të kaluara janë akoma në Park. Do kërkojmë anullimin e mbajtjes së festivalit në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sunny Hill është mbajtur në Parkun e kryeqytetit për dy vite rresht, në vitet 2018-2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë