Gazeta Si – Policët e Kosovës u sulmuan sërish me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në veri të vendit në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.
Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar. Lidhur me rastin janë marrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, thuhet në njoftim. Nga sulmi, nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga Stacioni Policor në Zubin Potok të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri, – thuhet në njoftim. –
Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.”
Që prej datës 13 prill, policët janë sulmuar disa herë ndërmjet Zubin Potokut dhe pikës kufitare me Serbinë, në Bërnjak.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka quajtur këto sukme si akte terroriste. Ndërsa drejtori Policisë, Samedin Mehmeti tha se dyshonte se sulmet erdhën nga territori i Serbisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




