Nga ndihma financiare prej 60 milionë eurosh të buxheti të shtetit të Kosovës, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, përfitojnë të gjitha bizneset në Kosovë, pa marrë parasysh a kanë pasur humbje financiare apo jo, gjatë pandemisë COVID-19.
Zëvendësministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Agim Krasniqi, thotë se ndihma financiare iu është ofruar të gjitha bizneseve, pasi që numri më i madh i tyre kanë pasur humbje dhe se vetëm një numër i vogël i bizneseve nuk i kanë ndierë pasojat e pandemisë.
“Përmes kësaj ndihme rrisim kërkesën agregate, rrisim fuqinë financiare të ndërmarrjeve. Ndërmarrjet që kanë vështirësi në likuiditet, i shfrytëzojnë këto mjete për t’i kryer këto obligime, duke përfshirë edhe pagesën e pagave që iu bëjnë punëtorëve, ndërkaq ndërmarrjet tjera mund t’i shfrytëzojnë këto mjete për zgjerim të kapaciteteve të tyre apo punësime të reja”, thotë Krasniqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.