Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon paketë të veçantë mbështetëse ekonomike nga Qeveria për këtë sektor.
Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se pas masave të reja të Qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, kërkesë kryesore e tyre është që në këtë sektor të ofrohen të paktën 10 milionë euro.
“Si gjithmonë sektori i gastronomisë ka qenë më i ndikuari negativisht nga pandemia dhe siç po e shihni në qytet ka më pak qarkullim të njerëzve dhe automatikisht ka rënë konsumi. Ne kemi rënë dakord që të kërkojmë paketë të veçantë për sektorin e gastronomisë, ku ia kam dërguar një letër kryeministrit Hoti, ku kam kërkuar që bizneset që po ballafaqohen me kufizime me u përkrah siç janë përkrah më herët”.- është shprehur ai.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se janë ndër sektorët më të prekur nga pandemia, ku një numër i madh i bizneseve është ai I gastronomisë.
“Nëse nuk përkrahemi me ndonjë paketë të veçantë, ne sektori i gastronomisë, protestat nuk do të ndalen dhe ne paralajmërojmë masa tjera, sepse jemi dëmtuar shumë dhe stafin tonë që kemi me largu nga puna do ta dërgojmë para Qeverisë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.