Ekonomi

Kosovë, deri në fund të vitit 100 mijë persona mund të mbesin pa punë, humbjet mbi 1 mld euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi deklaron se deri më tani 60 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe kjo shifër mund të arrijë deri në 100 mijë deri në fund të vitit.

Nga llogaritë e Sindikatës, ai thotë se deri në dhjetor humbjet do të shkojnë në 1 miliard e 200 mijë euro.

“Ne po dëgjojmë nga përfaqësues të kompanive private që kjo shifër është shumë më e vogël 30 mijë, por këtë po e bëjnë me qëllim se gjoja kompanitë private janë duke i ruajtur punëtorët edhe në këtë gjendje çfarë janë. Në momentin kur kompanitë po e shohin se nuk janë rentabile, zgjidhjen e parë që e bëjnë është largimi i punëtorëve nga puna. Sipas të gjitha gjasave deri në fund të dhjetorit ndoshta do të shkojë mbi 1 miliard e 200 mijë euro humbje që do të ketë ekonomia e Kosovës sepse edhe organet qeveritare nuk kanë qenë në nivelin e duhur dhe nuk kanë qenë pranë bizneseve që t’iu ndihmojmë në gjendjen që ata po përballen.”- thotë Azemi.

Ai kërkon nga Qeveria një fond të veçantë për punëtorët e sektorit privat.

“Jemi vend i fundit në rajon që organet qeveritare nuk kanë qenë në nivelin e duhur për stimulimin edhe te punëtorët edhe te pronarët e kompanive. Tani jemi në pozicion duke kërkuar për punëtorët e sektorit privat edhe pagën shtesë që do të kenë institucionet sidomos qendrat e klinikës universitare dhe qendrat tjera spitalore”.- shprehet ai.

Sipas tij, imediate është që së paku qeveria e Kosovës duhet të ketë një fond të veçantë sepse “jemi të vetëdijshëm që gjatë kësaj periudhe do të ketë largim  nga puna të punëtorëve dhe këta punëtorë të mos mbeten në mëshirën e fatit, sepse për ta duhet të ketë një stimulim së paku në gjashtë mujor të kenë një pagë shtesë nga qeveria e Kosovës”.

Kryetari Azemi tha se nuk do të ketë ulje të pagave në sektorin privat dhe publik, edhe përkundër paralajmërimeve nga ministria e Financave.“Ulja e pagave në sektorin publik nuk do të ndodhë sepse nëse ndodh atëherë do të ndodhë edhe në prekjen e pagave të punëtorëve të qeveritarëve, mirëpo kjo nuk do të ndodhë. Buxhetin e Kosovës e mbushin punëtorët e sektorit privat”.

Mes tjerash Azemi parashikontkurrja e ekonomisë së Kosovës do të jetë mes 9-12% në vitin 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë