Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht dorëheqjet e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.
“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista Serbe kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me targat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët.
Sipas tij, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti ka thënë se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




