Kosova

Kosovë, asnjë vdekje dhe vetëm 35 raste të reja nga COVID19 gjatë 24 orëve të fundit

Kosova po përballet me një situatë të mire epidemiologjike.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë dhe numri i rasteve të reja ka qenë i ulët.

Sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë, nga 2193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive në vend është 1.051


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë