Prokuroria e Kosovës ka njoftuar sot se 11-vjeçarja e cila u përdhunua nga 5 persona, në qershor të këtij viti, fillimisht është raportuar në stacionin policor në Prishtinë si person i zhdukur dhe për këtë është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie”.
Sipas njoftimit zyrtar, prokurori “ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe vajza është intervistuar në prezencë të punonjëses sociale dhe mbrojtësve të viktimave dhe më pas është dërguar në strehimore”.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse për rastin e zhdukjes së vajzës në qershor ishte arrestuar ndonjë person.
Prokuroria Themelore në Prishtinë shkruan në njoftimin zyrtar se të dyja çështjet, si zhdukja e vajzës në qershor ashtu edhe dhunimi i saj nga 5 personat ndodhen në procese hetimore të ndara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




