Gazeta Si-Kosova shpëtoi sërish turizmin shqiptar edhe gjatë vitit 2021, ku më shumë se 2.5 mln qytetarë vizituan vendin tonë gjatë gjithë vitit të shkuar. Në total, Shqipëria u vizitua nga 5.68 mln turistë për 12 muajt e 2021-shit, shifër kjo e rritur me 2.1 herë nga viti 2020.
Vendet që kanë pasur rritjen më të madhe të vizitave në Shqipëri janë Polonia, Spanja dhe SHBA me rritje 4.6, 4.5 dhe 3.9 herë respektivisht, nga viti 2020.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2021, është 4.19 mln, duke u rritur 44.2%, krahasuar me vitin 2020.
Vetëm për muajin dhjetor 2021, numri i hyrjeve të jashtme në Shqipëri është rritur me 50% nga 2020-a duke shkuar në 667.432 nga të cilët 267.409 kanë qenë të huaj dhe pjesa tjetër shqiptarë.
Më shumë se 90% e vizitorëve nga jashtë, kanë ardhur në Shqipëri vitin e shkuar për vizita të afërmish, pushime dhe qëllime personale. Shihet një rritje e shifrave e vizitorëve tranzit, me 109% rritje. Kjo sepse gjatë gjithë vitit që lamë pas, Shqipëria ishte ndër pak vendet që nuk limitonte të huajt nga masat pandemike dhe as nuk kërkonte karantinim, ndryshe nga vendet e tjera europiane. Kështu Shqipëria u bë pikë pritëse e emigrantëve apo udhëtarëve nga lindja që duhet të kalonin në vendet e BE-së, por qëndronin 10 ditë në vendin tonë për të shmangur karantinën.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




