Kosova

Kosova shpërndan 20 mln euro për bizneset dhe punonjësit

Qeveria e Kosovës  ka shpërndarë 20 milionë euro për bizneset dhe punonjësit e dëmtuar nga pandemia. Kosova ka miratuar tri propozimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për subvencionimin e bizneseve, shtesat në paga të punëtorëve shëndetësorë dhe policëve si dhe për skemat e pensionit.

Murati njoftoi se pagat e punonjësve të qendrave tregtare, gastronomisë, palestrave dhe operatorëve të trafikut do të ndihmohen me 50%.

Ai shtoi se mjekët dhe infermierët do të marrin një pagë shtesë prej 150 eurosh dhe stafi ndihmës 100 euro për dy muajt e ardhshëm. Policët do të marrin po ashtu 100 euro bonus.

Pensionet do të bëhen 100 euro për tre muajt në vazhdim, nga rreth 80 euro që ishin më parë.

Familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale.

Më parë bizneset në Kosovë kishin paralajmëruar protesta kundër masave kufizuese që po i dëmtonin akoma më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë