Kosova

Kosova rifillon vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë

Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech, Kosova po vazhdon sot vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë.

Vaksinimi po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00. ​ Ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë pranoi pjesën e parë të 95.000 doza të vaksinave, që Bashkimi Europian ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinimin kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren  për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit.

Situata epidemiologjike në Kosovë po përmirësohet , pasi gjatë ditëve të fundit është vënë re një ulje në numrin e rasteve pozitive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë