Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të hënën 263 raste me koronavirus, pas testimit të 3,008 mostrave.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeçpor përgjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur raportime për të vdekur pas infektimit me koronavirusin e ri.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 gusht janë shëruar tetë pacientë dhe se Kosova ka tanimë 2271 raste aktive me Covid-19.
Që nga 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të të infektuarve, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,194 pacientë.
Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit, dhe 10,534 persona janë vaksinuar vetëm të hënën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




