Gazeta Si – Një tjetër lojtar kosovar është gati të veshë fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare. Mirlind Daku nuk u ftua nga Kosova së fundi dhe sipas informacioneve që vijnë nga shtypi sportiv kosovar, ai do të luajë për Shqipërinë.
Një indicie e qartë në lidhje me veshjen kuqezi të Dakut është edhe pajisja e tij me pasaportën shqiptare. Zhëgnjimi ka qenë i madh për sulmuesin e Osijekut, pasi trajneri Alen Zhires, tashmë i larguar, nuk e grumbulloi për ndeshjet e fundit eliminatore të ‘Dardanëve’.

Vetë sulmuesi ka thënë pak kohë më parë se, nëse i jepet mundësia të luajë për Shqipërinë, do ta bënte më gjithë zemër. Futbollisti 25-vjeçar i lindur në Gjilan ka pasur një eksperiencë të shkurtër në futbollin shqiptar me fanellën e Kukësit. Ai ka luajtur edhe në Kosovë dhe në Kroaci, ndërsa sezonin e fundit ishte huazuar në Slloveni, te Mura.

Daku luan në pozicionin e qendërsulmuesit dhe duke pasur parasysh edhe moshën e re, ai mund të jetë një alternativë e mirë për trajenrin Silvinjo. Pak kohë më parë është bërë me dije se një tjetër kosovar, Arbnor Muja, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




