Në Kosovë ka nisur fushata për të vaksinuar nxënësit e shkollave të mesme.
Ekipe lëvizëse të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve mbështetëse do të shkojnë çdo ditë në shkollat e mesme të Prishtinës për të vaksinuar nxënësit.
Autoritetet kanë shpjeguar se kjo nismë do të vijojë në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
Në njoftimin e fundit të Ministrisë thuhet se të gjithë nxënësit duhet të tregojnë një letër konfirmimi nga prindërit e tyre që ata lejohen të bëjnë vaksinën dhe të jenë të shoqëruar nga ata.
Të dhënat tregojnë se rreth 42% e popullsisë së Kosovës është vaksinuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




