Kosova

Kosova në pritje të rreth 10 mijë dozave nga AstraZeneca

Reth 10,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit, pritet të arrijnë në Kosovë në ditët në vijim. Lajmi u bë i ditur nga Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë.

Sipas saj, ky do të jetë kontingjenti i parë i dërgesave të vaksinave kundër koronavirusit, përmes programit të OBSH-së, Covax.

“Ne po shpresojmë që kontigjenti i parë do të jetë 9,600 doza. Ideja është vetëm të fillojnë të vijnë, sepse kur të nisë ardhja, ato vijnë në periudhë të caktuar kohore dhe nuk mbesim pa to”, tha Humolli.

Kosova vazhdon të jetë ende i vetmi vend në rajon, i cili nuk ka arritur të sigurojë asnjë vaksinë kundër Covid-19.

Humolli thotë se tani për tani, askush nuk mund të japë ndonjë datë të saktë se kur do të arrijnë vaksinat pasi, siç shpjegon ajo, gjithçka varet nga prodhuesi, i cili nuk është duke mundur të prodhojë sasinë e kërkuar.

“As që kemi pritur që do të kemi vonesa të tilla”, ka mes tjerash ajo.

Sipas një raporti të publikuar më herët gjatë këtij muaji, Kosova do të marrë nga COVAX-i, 100.800 doza të kësaj vaksine.

Megjithatë, Humolli mendon se Kosova, në krahasim me vendet me të zhvilluara, është vonuar në aspektin e zotimit të mjeteve financiare për sigurimin e vaksinës, jashtë programit COVAX.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë