Nga Gazeta Si – Alexander Isak bëri paraqitjen e parë sezonale si blerja më e shtrenjtë në Premier League në humbjen që Suedia u mund në Prishtinë nga Kosova.
Ai zëvendësoi Anthony Elanga-n për 18 minutat e fundit në Prishtinë kur miqtë ishtë në disavantazhin
2-0 prej pjesës së parë.
Isak jo vetëm që nuk e ndihmoi Kombëtaren e tij, por u ndëshkua me kartonin e verdhë pas përplasjes me Fidan Aliti-n. Në përfundim Isak rregjistroi 3 gjuajtje, 2 nga të cilat në kuadrat.
Dardanët që vinin pas humbjes që iu shkaktoi Zvicra, shënuan dy herë në pjesën e parë me Elvis Rexhbecaj (pas kombinimit me Dion Gallapeni-n) dhe Vedat Muriqi-n (pas kombinimit me Albion Rrahmanin).
Kjo ishte fitorja e parë në Gr. B ku dardanët kanë 3 pikë. Lindon Emerllahu mori kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.
Gjithashtu ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e 10 Tetorit ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe 3 ditë më pas për transfertën deçizive në Suedi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



