Qeveria e Kosovës ka vendosu heqjen e leje qendrimit të përkohshem për qytetarët shqiptarë. Sipas raporteve, Kosova miratoi në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm.
Heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton heqjen e kritereve të parashikuara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm, me afat 5 vjeçar.
Tani qytetarët do të plotësojnë formularin dhe ministria e Punëve të Brendshme ka detyrimi të pajisë me leje brenda 30 ditëve dhe pas kësaj qytetarët mund të qëndrojnë në territorin e Kosovës tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani,
Qeveria e Kosovës ka miratuar të marten edhe nismën për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




