Gazeta Si – Kosova ka mundur 5-1 Qipron në ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kombeve. Ishte një mbyllje dinjitoze nga ana e ‘Dardanëve’, të cilët treguan superioritetin e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Muslija dhe Rrudhani shënuan në pjesën e parë për skuadrën e trajnerit Alen Zhires. Në të dytën ishte radha e Rashanit dhe Muriqi dy herë për ta çuar rezultatin në 5-1.

Kosova merrte pjesë në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe ka zënë vendin e dytë në grupin e saj, me 9 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje. Vendin e parë e ka zënë Greqia me 11 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




