Gazeta Si – Kosova luajti sot një ndeshje miqësore me Armeninë në fushën e kësaj të fundit, ku fitoi me rezultatin 0-1. Golin e vetëm e shënoi Milot Rashica, ndërsa trajneri Franko Foda ka debutuar me sukses në stolin e “Dardanëve”.

Surprizën e madhe e ka bërë sot Kosova U-21, që ka barazuar 0-0 në fushën e Gjermanisë. Në “Stadion an der Gellertstrase” Shpresat e Kosovës morën një pikë të çmuar në kualifikueset e Europianit U-21.
Interesant është fakti se me Gjermaninë U-21 luante Brajan Gruda, sulmuesi shqiptar që kërkohet edhe nga kuqezinjtë.
Në anën tjetër, në formacionin e Kosovës U-21 luanin titullarë portieri Mustafë Abdullahu i Tiranës dhe mesfushori Altin Kryeziu i Laçit, kurse Veton Tusha i Dinamos u fut në fushë në fillim të pjesës së dytë.
Ky barazim me siguri do të mbahet mend gjatë, pasi është historik për Shpresat e Kosovës, që mbajnë vendin e 4-t në Grupin D, me 9 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




