Ne rrjet

Kosova e fali shumë lehtë Turqinë

Kosova mund të mbështetet pjesërisht tek vullneti i mirë i Turqisë, por nuk duhet të harrojë kaq shpejt dëbimin e fundit, të fshehtë dhe shumë të diskutueshëm të gjashtë turqve nga vendi. Arrestimet e fundit të dy shtetasve turq në Azerbajxhan dhe Ukrainë, të cilët më pas u dëbuan për në Turqi për t'u përballur me akuzat për lidhje të dyshuara me klerikun mysliman Fetullah Gulen, shtuan frikën e diasporës turke për sigurinë e njerëzve. Operacioni sekret, që siç pohuan mediat shtetërore turke u zhvillua të enjten e kaluar, e ka bërë të qartë se pas fitores së tij të plotë në zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan po planifikon të vazhdojë arrestimin e kritikëve të tij në diasporë dhe t’i bëjë ata të heshtin.

Ky lajm ka ngjallur frikë në Kosovë. Më 29 mars, Policia e Kosovës arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, pa dijeninë e qeverisë së vendit. Ndërsa familjet e të deportuarve dhe organizatat e të drejtave të njeriut ende janë shumë të zemëruar, incidenti duket se është falur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Ai ishte një nga pak udhëheqësit europianë që morën pjesë në ceremoninë  betimit presidencial të Erdoganit në Ankara më 9 korrik.

Pak njerëz në Kosovë pritën që Thaçi të shprehte ndonjë shqetësim të vërtetë ndaj Erdoganit - duke supozuar se ky i fundit do kishte pak kohë për të takuar Presidentin e Kosovës gjatë ceremonisë - edhe pse një skandal i tillë, në rrethana normale, me siguri do të kishte acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Kur u zbulua dëbimi, Thaçi ishte më i heshtur se udhëheqësit e tjerë në Kosovë, duke përfshirë Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe përfaqësues të partive opozitare. Pasi Haradinaj shkarkoi ministrin e tij të brendshëm dhe shefin e inteligjencës për mosnjoftimin e tij për operacionin, Erdogan sulmoi Haradinajn për veprimet e tij. Ai paralajmëroi gjithashtu Kosovën të presë veprime të ngjashme në të ardhmen. Një kërcënim i tillë duhet të merret seriozisht.

Presidenti Erdogan dhe Hashim Thaçi

"Shërbimi ynë Kombëtar i Inteligjencës arrestoi gjashtë prej menaxherëve të tyre të lartë gjatë një operacioni në Kosovë dhe i solli këtu. Por Kryeministri i Kosovës ka shkarkuar shefin e inteligjencës dhe ministrin e brendshëm. Tani pyes veten: 'Hej, kryeministër, kush ju ka thënë që ta bëni këtë?"

Megjithatë, Thaçi është ai që duhet të mbajë përgjegjësinë për t'iu përgjigjur këtyre veprimeve, veçanërisht duke pasur parasysh këmbënguljen për rolin e tij të domosdoshëm në politikën e jashtme të Kosovës. Ai mbeti kryesisht i heshtur për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë turqve dhe më pas dështoi të reagojë përsëri kur Erdogan, në përgjigjen e tij ndaj qeverisë së Kosovës, vazhdoi të ndërhyjë në atë që duhet të jenë çështjet e brendshme të Kosovës. Ndonëse “incidenti” i dëbimit shkaktoi reagime të ashpra në Kosovë (si dhe reagime triumfuese në Turqi), kjo ngjarje u la në harresë  nga zhvillimet e tjera rajonale dhe globale, duke shkuar shpejt drejt harresës kolektive. Kosova nuk ka marrë asnjë masë as kundër kompanisë turke që besohet të ketë gënjyer autoritetet e Kosovës. duke deklaruar se po merrte leje për të kryer një fluturim komercial nga aeroporti i Prishtinës.

Pyetja që vjen nga ako përvojë, si dhe nga ajo e  fundit nga Azerbajxhani dhe Ukraina është nëse është Kosova duke hapur dyert që vendet e tjera të ndërhynë në punët e saj të brendshme? Dikush mund të argumentojë, se Thaçi nuk mund të humbiste ceremoninë në Ankara. Thaçi dhe Erdogan kanë pasur  një marrëdhënie të ngushtë gjatë viteve të fundit. Duke qenë se Thaçi është shmangur nga udhëheqësit perëndimorë që kur u zgjodh president i Kosovës, ishte një rast ideal për të që të udhëtonte jashtë Kosovës, pa pasur nevojë të takonte homologun e tij serb si pjesë e procesit të vështirë të "normalizimit të marrëdhënieve". Kosova dhe Turqia në përgjithësi kanë marrëdhënie miqësore dhe vizita e Thaçit në Ankara duhet të shihet në kontekstin e avancimit të kësaj lidhjeje.

Përkundrejt kësaj, në këto rrethana, vizita mund duhet të kishte shërbyer gjithashtu si një mundësi që Thaçin që të ngrinte çështjen e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Edhe pse Kosova nuk ka arritur të mbrojë veten nga ndërhyrjet e turke dhe të reagojë në lidhje me turqit e arrestuar, ajo nuk ka humbur mundësitë për të reaguar ndaj vendeve të tjera në raste të ngjashme. Më 10 korrik, Policia e Kosovës arrestoi pesë serbë, të cilët, sipas Kryetarit të Kuvendit, po kërcënonin pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK-së, duke i detyruar të largoheshin nga ushtria. Thuhet se një numër i anëtarëve serbë të FSK-së kanë dhënë dorëheqjen për shkak të një presioni të drejtpërdrejtë nga Beogradi. Në rastin e Turqisë, edhe pse është tepër vonë për çdo veprim konkret në përgjigje të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, Kosova duhet të vazhdojë të protestojë për veprime të tilla.

Presidenti Erdogan dhe Hashim Thaçi

Ashtu si në rastin e serbëve, Kosova ka përgjegjësi për të mbrojtur komunitetet që jetojnë në Kosovë. Duhet të theksohet gjithashtu se vetë Kosova ka një histori të ndërhyrjes në çështjet e vendeve fqinje. Kryeministri Haradinaj ka ndarë ndihma financiare për familjet e të ashtuquajturit Grupi i Kumanovës, një grup shqiptarësh të cilët janë burgosur në Maqedoni pas përleshjeve të armatosura me policinë. Një ndihmë e tillë mund të konsiderohet dëshmi se Kosova në njëfarë mënyre mbështeti drejtpërsëdrejti synimet e atij grupi, qëllimi përfundimtar i të cilit mbetet i paqartë.

Dhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze brenda dhe jashtë vendit. Ajo nuk mund të pretendojë të ketë një shtet normal pa mbajtur marrëdhënie të barabarta dhe të drejta me vendet e tjera. Por për fat të keq, duket se Kosova jo vetëm që e ka falur, por edhe e ka harruar edhe atë që ndodhi në tokën e saj vetëm disa muaj më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë