Poker dardan në thrillerin e Bratislavës dhe tani Kosova është më afër Botërorit. Kosova pësoi e para në pjesën e parë dhe u ndëshkua me disavantazhin e dytë shumë pranë pushimit. Valjent dhe Haraslini ishin heronjtë e vendasve që bënë të pavlefshëm barazimin e Hoxhës që shënoi golin e parë më fanellën verdhë e blu.
Pas pushimit vetëm 65 sekonda mjaftuan që miqtë në Bratislavë të barazonin me Fisnik Asllanin që shënoi golin e tretë personal në këto eleminatore.
Pas ekzaktësisht 1 ore lojë, Florent Muslija kaloi Kosovën për të parën herë në avantazh.
Një goditje dënimi e ekzekutuar në perfeksion kaloi portierin Dubravka. 18’ nga fundi, ishte Hajrizi ai që shfrytëzoi topin vakant pas ndërhyrjes së Grabaras ndaj Hajdarit.
Thjeshtë një formalitet për pokerin që mund të shndërrohej në “manita” kur Muriqi e dërgoi jashtë volejin e tij. Një gol për statistika në minutën e 4 shtesë me Strelec, por që nuk i krijon probleme dardanëve.
Kosova dominon në transfertë dhe mbërrin në Finalen e playoff-it ku do të luajë përballë Turqisë më 31 Mars në Prishtinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje