Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të ndajë fonde për pranimin e 20 gazetarë ukrainas, të cilët kanë ikur nga shteti pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
MPJD ka kërkuar nga ekzekutivi që të ndajë 150.000 euro për pranimin e tyre, thuhet në një dokument të cilin e ka parë Reuters.Këta gazetarë do të lirohen nga vizat për të hyrë në Kosovë.
Kabineti qeveritar pritet të votojë në mënyrë elektronike për këtë çështje gjatë së martës.
Shuma prej 150.000 eurosh do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e qirasë, zyrave, sigurimeve shëndetësore, pagesës mujore dhe shpenzimeve të transportit për gazetarët ukrainas, për një periudhë 6-mujore.
Përzgjedhja e gazetarëve që do të strehohen në Kosovë sipas dokumentit do të bëhet nga Federata Europiane e Gazetarëve dhe Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.
Sipas Reuters nuk ka asnjë të dhënë se kur do të mbërrijnë gazetarët në Kosovë, sepse Kosova nuk është as anëtare e NATO-s dhe as e BE-së, por i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




