Kosova

Kosova do të dërgojë nesër në Gjermani mostrat për testim të Omicronit

Kosova do të nisë nesër(7 dhjetor) drejt Gjermanisë dhjetëra mostra për testim të variantit Omicron dhe rezultatet pritet që të vijnë brenda dy-tre javëve. 

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Xhevat Jakupi.

“Po, nesër do të nisen dhjetëra mostra për testim të variantit Omicron. Numri i saktë i mostrave do të dihet nesër në mëngjes. Rezultatet i presim pasi të përpunohen në laborator atje në Gjermani”, ka thënë shkurt Jakupi.

Varianti Omicron, i shfaqur për herë të parë në Afrikën e Jugut, është konsideruar “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo ka bërë që shumë vende të ashpërsojnë masat anti-COVID për të frenuar një valë tjetër të mundshme.

Ky variant është përhapur edhe në vendet e afërta me Kosovën, si në Kroaci apo Greqi.

Qeveria e Kosovës njoftoi për masat e reja anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi ditën e sotme,6 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë