Gazeta Si – Kosova ka barazuar 1-2 me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga tifozët. Dygolëshi i Vedat Muriqit u ka dhënë një pikë ‘Dardanëve’ përballë Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të dy titullarë në këtë ndeshje.
Zvicra shënoi e para në pjesën e parë me Freuler. “Dardanët” patën disa mundësi me Vedat Muriqin dhe në një rast pretenduan për penallti, por gjyqtari vazhdoi lojën. Në pjesën e dytë sulmuesi kryesor i Kosovës do të barazonte shifrat, pas krosit të Rashicës.

Në momentin më të mirë Kosova ka marrë goditjen. Kur kishin mbetur 11 minuta lojë nga koha e rregullt, kapiteni Amir Rrahmani devijoi drejt rrjetës së portës së tij një top të gjuajtur nga Freuler. Në minutën e 5-të shtesë kosovarët shmangën humbjen, duke barazuar 2-2, sërish me Muriqin.
Për Kosovën është barazimi i katërt në eliminatoret e Europianit 2024. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gliha mban vendin e 5-të në Grupin I, me 4 pikë. Zvicra kryeson me 11 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




