Kosova duket se ka arritur Shqipërinë për numrin e të infektuarve nga koronavirusi, pasi të dielën mbrëma, autoritetet në Prishtinë konfirmuan 51 raste të reja me Covid-19.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. 13 raste janë nga komuna e Zubin Potokut, 12 raste nga komuna e Ferizajt, 10 raste nga komuna e Vitisë 6 raste nga Mitrovica e Veriut, 4 raste nga Zveçani, 2 raste nga komuna e Leposaviqit 2 raste nga komuna e Prishtinës dhe nga një rast nga komuna e Prizrenit dhe e Pejës.
Rastet e reja e çuan në 561 numrin e përgjithshëm të të prekurve në Kosov, 12 nga të cilat kanë humbur jetën, ndërsa 102 janë shëruar.
Që nga fillimi në Kosovë janë kryer gjithsej 4 mijë e 656 teste, por autoritetet në Prishtinë flasin për mungesa të mëdha testesh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




