Ka ndodhur

Korruptoi prokurorin për të liruar vëllain, ekstradohet nga Spanja Dritan Dedja

Nga Gazeta Si - Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë 31-vjeçari Dritan Dedja me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

“Dritan Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë’, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç njofton policia, në vitin 2019, shtetasi R.Dedja. (vëllai i shtetasit Dritan Dedja) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Pas arrestimit, 31-vjeçari Dritan Dedja dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit Edmond Karriqi, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij.

Ish-prokurori Edmond Karriqi, u dënua me dy vite burg, pasi ishte arrestuar si pjesë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Ai është liruar me kusht nga GJKKO, që dënimin e mbetur ta kalojë në shërbim prove.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë