Drejtësia

Korrupsion zgjedhor, gjykim i shkurtuar për kandidatin e PD

Gazeta Si – Ish-deputeti i PD, Engjëll Cara, ish-kandidati për kryebashkiak i Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha, si edhe Limon Shala, Fatmir Thaçi e Florant Saraçi, do të gjykohen me kohë të shkurtuar në Gjykatën e Posaçme. Ata janë nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Gjykata caktoi datën 2 dhjetor për të dëgjuar pretencën e prokurorisë. Shkëlqim Hoxha akuzohet për moskallëzim krimi, ndërsa katër personat e tjerë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Nga hetimet, del se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm në 64 raste, me qëllim që të votonin në favor të kandidatit, Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Më 4 gusht Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë, mes tyre edhe kandidati për kryebashkiak i Partisë Demokratike në këtë qytet, Shkëlqim Hoxha. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë