Analize

Korrupsion, rënie e monedhës dhe borxh, Pakistani pranë falimentimit

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë në Islamabad për një takim jetësor me një fond 7 mld dollarësh.

Vendi i Azisë Jugore vuajti një sulm të tmerrshëm me bombë në një xhami që vrau të paktën 100 vetë. Më 24 janar, 230 mln rezidentë u goditën nga një ndërprerje energjetike. Rupia pakistanez është në vlerën më të ulët ndonjëherë.

Këto janë vetëm goditjet e fundit në vendin që ka qenë pre e korrupsionit të vazhdueshëm qeveritar. Zbrazja e rezervës së huaj dhe rritja e borxhit e ka çuar ekonominë e Pakistanit buzë greminës.

“Çfarë do të dëshironit të dini? Si është dyfishuar çmimi i një qese me miell që është jetësor këtu teksa hamë roti ose chapati (peta të thara) çdo ditë? Si u dyfishuan çmimet e karburantit në më pak se një vit?” – tha Mohammed Usman, një fotograf që jeton në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

”Çdo bisedë këto ditë është vetëm për çmimet. Shto edhe krizat politike dhe e kupton sa e pashpresë është situata”.

Njerëzit grumbullohen në një treg me shumicë në Karaçi, Pakistan më 1 shkurt 2023.

FMN-ja shkoi në Islamabad në një periudhë kur rezerva e vendit mjafton vetëm për 3 javë importe. Pakistani mori 6 mld dollarë për të shpëtuar ekonominë në 2019-n dhe 1 mld tjera u shtua në gusht 2022. Financimi i 23-të i FMN-së në këtë shtet.

Por këtë herë fondi nuk do të shkyçet kaq lehtë, pasi FMN kërko të shohë qeverinë e Pakistanit duke bërë reforma fiskale. Ato përfshijnë lejimin e një kursi këmbimi të përcaktuar nga tregu për monedhën e vendit, rupinë, dhe reduktimin e subvencioneve të karburanteve, të cilat janë bërë më të kushtueshme në mesin e rritjes globale të çmimeve të energjisë.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif refuzoi të bënte ndryshime të tilla për muaj të tërë, nga frika e reagimit qytetar.

Por parashikimi se i gjithë shteti do të falimentojë e forcuan atë të merrte disa masa në fund të janarit. Pakistani hoqi kufirin artificial në monedhën e tij, duke bërë që rupia të bjerë 20% kundrejt dollarit brenda pak ditësh. Qeveria rriti çmimet e karburanteve me 16%. Dhe banka qendrore pakistaneze rriti normën e saj të interesit me 100 pikë bazë për të luftuar inflacionin më të lartë të vendit në dekada, që pritet të jetë deri në 26% në janar.

Por si shkoi Pakistani këtu?

Kriza në të cilën e gjeti veten Pakistani ka kohë që po krijohet dhe shkon përtej politikave elektorale.

“Situata ekonomike e Pakistanit është reflektim direkt i keqmenaxhimit të prioriteve të vendit për dekada”,- tha  Kamal Madishetty, një analist i Institutit të Paqes në New Delhi. Ai përmendi kontrollin e ashpër të ushtrisë në çdo institucion si faktor i rëndësishëm.

“Shfrytëzimi i ushtrisë vazhdon të marrë shumë shpenzime dhe burime”- tha ai duke shpjeguar se në 2022-shin, Pakistani shkurtoi shpenzimet në infrastrukturë dhe edukim për të rritur me 11% ato të ushtrisë.

“Diskursi publik mund të vendosë vështirësitë ekonomike mbi një qeveri pas tjetrës, por ata që janë me të vërtetë përgjegjës janë klasa e njerëzve në pushtet”.

Kamal Alam, një partner i Këshillit Atlantik, jo-rezident, përshkroi një klasë drejtuese që për dekada ka ndarë keq fondet dhe ka penguar reformat me rëndësi.

“I zhytur në korrupsionin politik, ushtarak, feudal, Pakistani tani ka ekzistuar si një shtet që mbijeton vetëm për shkak të madhështisë së Arabisë Saudite, Kinës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së,” tha ai. “Por më në fund klientëve të saj u është mbaruar durimi për shkak të mungesës së transparencës se si përdoren donacionet  e tyre.”

Arabia Saudite e pasur me naftë ka qenë prej kohësh mik i Pakistanit duke e ndihmuar shumë herë financiarisht. Por tani, sauditët po kërkojnë të shohin përmirësim në qeverisje dhe korrupsion, para se të zgjidhë fijet e parashutës.

Së fundmi, Pakistani ka qenë viktimë e ndryshimeve klimatike: përmbytjet katastrofike në qershor të 2022-shit futën në ujë 1/3 e vendit, duke prekur 33 mln njerëz dhe miliardë dollarë dëme.

Kombinuar kjo me problemet ekzistuese të ekonomisë dhe efektin e zgjatur të Covid-19, bëri që Banka Botërore të ulte parashikimet e rritjes ekonomike të vendit nga 4% qershorin e kaluar në 2% për vitin 2023, duke përmendur si arsye kryesore “situatën e pasigurt ekonomike, rezervat e ulëta të këmbimit valutor dhe deficitet e mëdha fiskale dhe korrente”.

Pamje ajrore tregon një zonë banimi të përmbytur në qytetin Dera Allah Yar pas shirave të dendur të musonit në rrethin Jaffarabad, provincën Balochistan më 30 gusht 2022.

Brenda borxhit kinez

Pakistani është afër Kinës dhe në borxhe të thella me të. Më shumë se 30% e borxhit të Pakistanit i përket Kinës. 3 herë më shumë nga se Pakistani i detyrohet FMN-së.

Këto kredi kineze, tha Madishetty, “shoqërohen me kushte të paqarta, anashkalojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të projekteve, injorojnë kostot mjedisore dhe sociale dhe kanë norma interesi që zakonisht janë 1-2% më të larta se ato të ofruara nga huadhënësit e OECD”.

Pavarësisht gjithë kësaj dhe situatës aktuale financiare, Pakistani vazhdon të marrë hua nga Kina.

“Së fundmi ajo mori 10 mld dollarë nga Kina për një projekt hekurudhor duke shmangur shqetësimet e borxhit. Vendime të tilla sigurisht që e shtyjnë vendin drejt dështimit të borxhit të tij më shpejt”,- tha Madishetty.

Alam thotë se borxhi kinez është “problemi më i vogël i Pakistanit, duke pasur parasysh se aleanca kineze e Pakistanit është kryesisht ushtarake dhe në këtë kuptim është e ndryshme nga shtetet afrikane ose shtetet e tjera të Azisë Juglindore. Të dy vendet kanë nevojë për njëri-tjetrin për qëllime ushtarake dhe strategjike, kështu që borxhi ndaj Kinës mund të mos jetë ende një detyrim aq urgjent sa pjesa tjetër e çështjeve të vendit.

Për Usman, fotografi në Islamabad, presioni për t’u larguar, për ata që kanë mjetet, apo të afërmit jashtë shtetit, po bëhet gjithnjë e më real.

“E gjitha ka qenë një turbullirë”, tha ai. “Motra ime telefonoi natën pas ndërprerjes së energjisë duke më kërkuar të rinovoja pasaportat e prindërve të mi. Ajo dëshiron që ata të largohen nga Pakistani dhe të shkojnë në Kanada.”

Burimi:CNBC/Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë