Gazeta Si – Policia belge ka kontrolluar shtëpitë dhe zyrat e 21 personave gjatë një hetimi për korrupsion që përfshin Parlamentin Evropian dhe që sheh gjigantin kinez të teknologjisë së lartë “Huawei” në qendër të dyshimeve.
Pothuajse të gjithë të arrestuarit janë lobistë të lidhur me “Huawei”-n, të dyshuar se kanë korruptuar disa eurodeputetë për të çuar përpara interesat e kompanisë në Union.
Gjatë mëngjesit, kontrollet lidhur me këtë hetim janë kryer edhe nga policia gjyqësore portugeze, e cila nuk ka raportuar për asnjë arrestim.
“Mund të konfirmojmë se kemi një hetim në vazhdim mbi akuzat paraprake për korrupsion aktiv, falsifikimin e dokumenteve, pastrim parash në Parlamentin Evropian”, – tha një zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Brukselit për uebsajtin “Politico”, i cili mori lajmin nga faqet e internetit “Follow The Money”, “Le Soir” dhe “Knack”.
Policia kreu bastisje në 21 shtëpi në Bruksel, Flanders, Wallonia dhe Portugali, shtoi zëdhënësi. Disa persona janë arrestuar, mes tyre ish-aistent i dy italianëve, Valerio Otatti, 41 vjeç, me kombësi ital-belge, me origjinë nga një komunë afër Brukselit, ku ka punuar për “Huawei”-n që nga viti 2019.
Korrupsioni nga ana e 21 personave, dyshohet se është ushtruar “rregullisht dhe në mënyrë shumë diskrete”, shpjegon prokuroria belge për mediat: dhurata, shpenzime ushqime dhe udhëtime, ftesa të rregullta për ndeshje futbolli.
Por edhe përfitime më të mëdha financiare, që kanë të bëjnë për shembull me mbulimin e shpenzimeve të supozuara të konferencës dhe të paguara ndërmjet personave të ndryshëm.
Hetimi, shtojnë komunikatat e prokurorisë, “ka synim edhe zbulimin e elementeve të pastrimit të parave”. Gjatë kontrollit “u sekuestruan dokumente dhe pajisje elektronike, mes tyre edhe kompjuterë, të cilët tashmë do t’i nënshtrohen analizave të thelluara”.
Parlamenti Evropian nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me hapjen e hetimit dhe nuk ka kërkesa për heqjen e imunitetit ndaj deputetëve të përfshirë potencialisht.
Tani për tani, Parlamenti Evropian “merr shënim” – pra një shënim për shtypin – hetimin; Dhoma, “kur pyetet, bashkëpunon gjithmonë me autoritetet gjyqësore”.
Megjithatë, për momentin nuk ka koment nga Komisioni. Megjithatë, një zëdhënës komenton për agjencitë e lajmeve me një opinion të përgjithshëm mbi sigurinë e rrjeteve 5G të ofruara nga Huaëei. “Siguria e rrjeteve tona 5G është thelbësore për ekonominë tonë. Kjo është arsyeja pse, në komunikimin tonë të vitit 2023, komisioni këmbënguli që “Huaëei” paraqet rreziqe materialisht më të larta se furnizuesit e tjerë të 5G.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




